Sipas Ligjit për ekzekutimin e dënimit dhe Ligjit për paraburgimin të burgosurit kanë të drejtë të ecin brenda institucionit me persona jashtë institucionit. Në përputhje me rregulloret për të burgosurit dhe të paraburgosurit janë krijuar mundësitë e mëposhtme të vizitave.

Telefon Numri i shërbimit për caktimin e datës së takimit:

Për të caktuar një takim vizite bisede drejtohuni me telefon personelit të institucionit. Ju lutemi të vini re se në numrin e shërbimit flitet gjermanisht. Prandaj ju sugjerojmë që t'i luteni një të njohuri që di gjuhën për t'ju mbështetur me caktimin e takimit.
Orari për thirrjet telefonike:
E hëne nga ora 11:00 deri 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 17:00
E marte deri të premten ora nga 09:00 deri 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 15:30 (Por të premten deri në orën 14:30)


Numri i telefonit: 0231 5777-143
Pastaj, në bashkërendim me personelin e burgut do të merrni një datë vizite në të cilën do të kryhet vizita.

DerPfeil Rregulla të përgjithshme të vizitës

Në momentin e hyrjes në institucion ju lutemi të mbani gati dokumentin tuaj të vlefshëm të identitetit (kartën e identitetit ose pasaportën)! Paraqitja në kohë është e detyrueshme në mënyrë që të mund të kryeni vizitën! Në varësi të llojit të burgimit lejohet një numër i caktuar vizitorësh të marrin pjesë në vizitë. Prandaj, vini re rregulloret për numrin e vizitorëve për burgun penal dhe paraburgimin më poshtë në këtë faqe. Çdo person që hyn në një burg duhet t'i nënshtrohet një kontrolli personal! Ju do të udhëzoheni të kaloni përmes një skaneri të sigurisë. Ju lutemi të ndiqni patjetër udhëzimet e personit të shërbimit.

Achtung in rot Ju lutemi personave me pejsmejker të lajmërohen para kontrollit! Achtung in rot

Në një vizitë të rregullt (2 herë në muaj/60 min.) në parim mund të merrni me vete 25 euro. Shuma 25 euro duhet të jetë e përshtatshme për t'u futur në automat (10 cent / 20 cent / 50 cent / 1 € / 2 € / 5 € / 10 €). Për llogaritë e të burgosurve nuk pranohen para në të holla. Fletë transfertat mund t'i merrni në hyrje. Lidhjen tonë bankare për transferta mund ta gjeni më poshtë në këtë faqe.

DerPfeil Informaione mbi blerjen në automate duke nisur nga 01.05.2024

Të nderuar vizitorë,

blerja në automate do të ketë rregullta të reja duke nisur nga 01.05.2024. Duke filluar nga kjo datë, për çdo vizitë të rregullt ju mund të blini në automatet e shitjes për 25 € pije, ëmbëlsira dhe duhan. Blerjen do ta kryeni vetë para vizitës. Ju sugjerojmë që të vini në institucion 15 minuta para fillimit të vizitës, pasi blerja ju merr kohë. Llogaritja nga koha e vizitës në rastin e vonesës për shkak të përdorimit të automateve përjashtohet për arsye organizative. Ju lutemi, informohuni në kohë çfarë preferon i afërmi juaj.
Ekziston mundësia që të zgjidhni produkte, përveç produkteve të duhanit, të cilat mund t'i konsumoni gjatë vizitës. Paketimet ose pijet e hapura nuk lejohet të merren me vete në burg. Në automate mund të përdoren vetëm kartëmonedha 10 € dhe 5 €, si dhe monedha 2 €, 1 €, 50, 20 dhe 10 cent. Kusuret dhe pagesa me kartë nuk është e mundur. JVA Dortmund nuk merr përgjegjësi në rastin e një keqfunksionimi të pajisjeve.

Departamenti i vizitave

Rregullat për vizitën e të burgosurve

Lejen e vizitës për të burgosurit e lëshon institucioni.

Të burgosurit janë të detyruar të veshin rrobat e institucionit. Me një fjalë ata nuk mund të sjellin me vete rroba. Nëse ka një rregull përjashtues (p.sh. rroba sportive), ju lutemi sqarohuni me personin e shërbimit në vizitën e ardhshme.

DerPfeil Rregulla për numrin e vizitorëve

Të burgosurve u lejohet të vizitohen nga dy të rritur pa fëmijë ose një i rritur me disa fëmijë.

Rregullat për vizitën e të paraburgosurve

Nëse garantohet larja e rregullt, të paraburgosurve u lejohet të veshin rroba private në burg. Në mënyrë të përgjithshme edhe për të paraburgosurit leja e vizitës lëshohet nga institucioni.

DerPfeil Shënim::

Nëse në kuadër të paraburgimit gjykata ka urdhëruar që marrja e vizitave kërkon leje, të paraburgosurit ose të afërmit e tyre apo vizitorë të tjerë i drejtohen gjykatës kompetente ose prokurorisë përkatëse. Pasi të keni marrë lejen e vizitës drejtohuni personalisht ose me telefon për të caktuar datën e takimit. Nëse nevojitet vini re edhe udhëzimet në lejen e vizitës!

DerPfeil Rregulla për numrin e vizitorëve:

Të paraburgosurve u lejohet të vizitohen nga dy të rritur pa fëmijë ose një i rritur me dy fëmijë.

Lidhja bankare e JVA Dortmund

Institut:

Postbank Dortmund

BLZ:

440 100 460

Kto.-Nr.:

467 346 4

IBAN:

DE74 4401 0046 0004 6734 64

Swift/BIC:

PBNKDEFF

Achtung Informacione të rëndësishme:

Ju lutemi, shkruani medoemos në formularin e transfertës në "Verwendungszweck" (qëllimi i përdorimit) emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe, nëse dihet, numrin e identifikimit të të burgosurit. Lutemi vini re se transfertat në kohë reale nuk mund të përpunohen.